Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Kështu duken zyrat e OVL UÇK pas largimit të Eulex-it

Posted on September 26, 2020 by admin

(e plotësuar) – ​Largohet Eulex-i, veteranët kthehen në zyra

Pas përfundimit të bastisjes në zyrat e OVL-UÇK-së, njësitet speciale të Eulex-it janë larguar nga objekti i ndërtesës ku janë zyrat veteranëve.

Me të ndodhur kjo veteranët që ishin mbledhur para selisë ia mësynë kësaj të fundit për të parë nga afër se çka kanë lënë pas njësitet e Eulex.

​Përfundon bastisja në OVL UÇK, ja çka mori me vete EULEX-iPas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i.Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e Eulex-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza.Ai ta se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

***

Tomë Gashi, avokati i OVL UÇK-së, ka folur për bastisjen e zyrës dhe arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate që janë bërë sot nga Gjykata Speciale.

Gashi ka thënë se ata janë në zyre të OVL të UÇK-së për gati tetë orë dhe se munden të jenë në fazën e përfundimit të bastisjes.

“Ne themi se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arrestimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt. Ne nga ajo që e kemi parë Z. Gucati është arrestuar në lidhshmëri me dokumentet që janë sjell nga persona të paftuar në OVL të UÇK-së”.

“Ata tani janë duke bërë një bastisje rutinore nuk ka asgjë spektakolare janë duke konfiskuar thjesht shtëpiza të kompjuterëve për të parë eventualisht mos po gjendet ndonjë gjurmë inkriminuese”.

“Unë besoj se gjithë fajin mund ta ketë Gjykata Speciale që i ka lejuar t’i rrjedhin këto dokumente dhe jo OVL e UÇK-së, meqenëse se ata kanë thënë gjithmonë që dokumentet që i kanë sjell personat për tre rastet do t’i bëjnë publike meqenëse kjo organizatë është kundër Gjykatës Speciale dhe shihet bashkëpunimi i organeve të Serbisë me Gjykatën Speciale”.Gashi ka thënë se nga Haga mendojnë se janë kopjuar dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dhe se për këtë po e bëjnë sipas tij bastisjen.

“Ata mendojnë se mos janë kopjuar gjëra të tjera të dokumenteve, gjë që nuk ka ndodhur dokumentet gjithmonë hetuesit i kanë marrë ato që kanë mbetur”.

“Unë besoj që kjo është aranzhuar nga Gjykata Speciale së paku ta mbrojë fytyrën e vet, sepse dokumentet atyre ju kanë rrjedhur dhe jo që dikush i ka prodhuar apo që i ka sjell dikush me ftesë të OVL UÇK-së”.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Donika Gërvalla Jep deklaratën ”E Papritur” ndaj Grenell
  • Gruaja e Ukë Rugovës i drejtohet Isa Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para gjatë l uftës
  • Gazetarja serbe bën “Shqiponjën“, përkrah shqiptarët në Serbi (FOTO)
  • Kështu e uron Leonorën për ditëlindje nëna e saj!
  • Sa të bukur e paska bërë dhomën e fëmijëve Learta!
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.