Deputetja e kuvendit te Kosovës nga radhet e Pdk-së Ganimete Musliu ka reaguar ne rrjetin social ne Facebook duke shprehur paknaqesit e saj rreth mos reagimit te Kryeministërit Hoti per ngjarjet e dites se djeshme
Ky eshte statusi i saj i plotë
Paska folë Dulla
Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!
Jo, Dullë!
Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.
Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive.
Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar.