Reagime të shumta po vijnë në rrjetet sociale nga figurat publike, pasi të premten Gjykata Speciale ka kryer një bastisje në zyrat e OVL-së dhe UÇK-së.
Gjykata Speciale mori kryetarët e këtyre organizatave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Mes shumë reagimeve nga krerët e shtetit, nuk po mungojnë edhe reagimet e ndryshme nga emrat e njohur të estradës.
Këngëtarja Leonora Jakupi bëri një reagim në InstaStory, duke treguar revo ltën e saj.
Ndërsa pak minuta më vonë, reagimeve me revo ltë iu bashkua edhe reperi i njohur Gold AG.
Ky i fundit publikoi një fotografi të Nasim Haradinajt në rrjetin social Facebook, teksa në mbishkrimin e saj zgjodhi vargje me rimë, për të shprehur mllefin e tij ndaj këtyre vendimeve të Evropës.
“Kujdes Evropë e siklet mos i jep! Flamurin ma ndërrove po djemtë mos mi prek”, kanë qenë fjalët e reperit nga Presheva në statusin e tij.
Kujtojmë që Gold AG njihet si një prej reperëve i cili i ka kënduar më së shumti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/
1 thought on “Nuk mungon reagimi i reperit Gold AG lidhur me ngjarjet e djeshme: Kujdes Evropë e siklet mos i jep”