Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

“Sot nuk mund ta ndalim Gjykatën Speciale”, Dardan Molliqaj i reagon Albin Kurtit

Posted on September 27, 2020October 4, 2020 by admin

Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti
Molliqaj: Ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot
Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosovës po i kanoset rreziku i formimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se rreziku i tretë është krijimi i Gjykatës Speciale. Ai tha se nuk janë zhvillime të reja arrestimet e veteranëve të UÇK-së nga Specialja, duke shtuar se para pesë vjetësh i kanë parashikuar këto ngjarje kur është votuar nga PDK-ja e LDK-ja.

“Mirëpo presidenti thoshte se ata që janë kundër gjykatës janë tradhtar, sepse ka shpresuar se gjykata i merr luftëtarët e tjerë e jo atë dhe mendjen e ka pas si të bëhet president për vete e jo çka do ndodhë me UÇK-në. Sot nuk mund ta ndalim atë gjykatë”, ka thënë Kurti, ndërsa shtoi se me VV-në në Qeveri interesat e veteranëve do të mbroheshin.

“Kush po i mbron tash ushtarët e UÇK-së? Është për të ardhur keq se askush nga qeveria, presidenca, institucionet tona nuk po e qelë gojën. Kur po arrestohen në mes të Prishtinës veteranët krerët e institucioneve po heshtin”, ka thënë kreu i VV-së i në mbledhjen e përgjithshme të LVV-së, e cila është mbajtur online.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar ish-bashkëpartiaku Dardan Molliqaj, përcjell Bota sot.

Molliqaj ka thënë se “ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot”.

“Nuk është vonë as me u mbushë mend. Diskutimi është tash dhe këtu. Ku je ti sot? Çfarë mund të bëjmë sot?”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Ku ishe ti kur u votua Gjykata? A ju kemi thanë? Ju ka dalë gjumi vonë! Këto janë frazat më të shpeshta që po i dëgjojmë kur po flitet për arrestimet e fundit të ish pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i për Gjykatën Speciale.

Çfarë kuptimi kanë këto fraza? Funksioni kryesor i kësaj propagande është zhvendosja e debatit tek e shkuara. Gjithçka paska marrë fund, gjithçka qenka kryer. Tash krejt çfarë na ka mbetur është shpërndarja e fajeve dhe sidomos e meritave. Konkluzioni logjik: UÇK-ja qenka dashtë të mbrohet vetëm një herë, vetëm në një moment.

Për gjynah. Shumë prej tyre kurrë një pushkë nuk e kanë shkrepur; këta që për kaq shumë kohë kanë kritikuar luftëtarët për rrahagjoks, çfarë po bëjnë sot?! Po kakarisin për të djeshmen, sepse nuk janë gati të tregojnë koherencë sot. Po rrahin gjoks për një moment demek aq historik, kur bota qenka ndarë në dysh. Është ky momenti kur të paepurit i rezistuan edhe presionit bërthamor, por ama nuk e votuan Gjykatën Speciale. Në fakt, ulur në Kuvend ishin, bile s’kishte presion mbi ta sepse votat ishin siguruar. Mos harroni, të njëjtit me mosveprim pamundësuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale në dhjetorin e vitit 2017.

Ku ishe ti kur u votua Gjykata? Heh, Unë isha në frontin e Lindjes në këtë moment apokalipsi kur botës iu parashkrua kjo histori mijëvjeçaresh. Pyeteni veten, si do të silleshin sikur të bënin më shumë sesa një refuzim për të votuar në rrethana krejt komode. Po sikur t’i kishin nga dy dëshmorë për familje e gjymtyrët të lëna nëpër beteja?!

Ku ishe ti kur u votua Gjykata?! Kjo pyetje, më shumë sesa pyetje retorike është mungesë guximi për t’u pozicionuar sot. Siç duket, ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot. A dëgjuat, sot paskan thënë se Gjykata nuk mund të ndalohet dot më. Adem Demaçi pati thënë: “kurrë nuk është vonë me u koritë”. Siç nuk është vonë as me u mbushë mend. Diskutimi është tash dhe këtu. Ku je ti sot? Çfarë mund të bëjmë sot

Aktuale Opinion Shneta Showbizz Sport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fansja i komenton “Je shumë i shëmt uar”, ja si ia kthen Bearti!!
  • Prifti i uron Ramazanin hoxhës, shikoni reagimin e tij!
  • Adelina Tahiri e vesh edhe djalin 2 vjeçar me rroba Louis Vuitton!
  • Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së…
  • Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.