Betim Gjoshi, anëtarë i kryesisë së PDK-së, partisë tjetër në opozitë pas Vetëvendosjes.
Gjoshi ditëve në vazhdim ka qenë i zëshëm sa i përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, duke kritikuar edhe partinë opozitare, Vetëvendosje.
Edhe pse Vetëvendosje si parti ishte haptazi kundër krijimit të Speciales e PDK-ja kishte votuar për krijimin e saj, Gjoshi në këtë intervistë për InDoks ka ripërsëritur qëndrimet që i kishte thënë ish-shefi i kësaj partie, Hashim Thaçi, që kjo gjykatë iu imponua Kosovës nga ndërkombëtarët. Por, ai po ashtu përmend, sipas tij, mëkate të vetëvendosjes në raport me gjykimet kundër njerëzve të UÇK-së, që tashmë veç kanë filluar.
http://video.gjirafa.com/indoks-spektakli-special-3
“Po ka qenë koha kur mbrohet UÇK-ja kot mundohem që secili që të përfitojë nga kjo situatë e kemi parë njerëzve të afër të Albinit që ka mbështet e i ka pasur afër, çfarë deklarata kanë pasur karshi UÇK-së përfshi edhe zëvendës kryeministrit në konferenca ndërkombëtare ka fol më shumë për krime të shqiptarëve të Kosovë se sa ka fol për krime serbe përfshi edhe këshilltarin e tij Shkelzen Gashin e ka pas gojën me akuza të pavenda për ushtarët duke përmend edhe numër vrasjes pa fakte e argumente. Në lidhje me këtë e kemi pas edhe deputet e ish-deputet që iu kanë gëzuar se kur do të arrestohet ky apo ai udhëheqës i UÇK-së. Në anën tjetër kemi parë një lojë të Albinit që ka përfituar nga kjo situatë është ai i mbrojtjes i UÇK-së. UÇK-ja ka përfunduar punën e vet me 1999 kur ka sjellë lirinë e Kosovës”, ka thënë Gjoshi