Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Jashari: Jam ndier i turpëruar ditën kur u arrestuan Gucati e Haradinaj, ky spektakël u përgatit nga njerëz të pushtetit që duan të shpëtojnë veten

Posted on October 5, 2020 by admin

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth arrestimeve të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nga Gjykata Speciale.Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmeti” në kanal 10, Jashari ka thënë se ditën e aksionit është ndier jashtëzakonisht keq shpirtërisht dhe i turpëruar me gjithçka që ka ndodhur ditën e 25 shtatorit.“Jam ndi keq shpirtnisht, jam ndi i turpnum me atë çka kam pa, me gjithë atë spektakël sepse edhe Gucati edhe Haradinaj kanë mund të paraqiten me një ftesë siç janë paraqitur gjithë të tjerët, aq ma shumë që ata nuk kanë qenë as të akuzuar as të dyshuar, përpos faktit që vetë njerëzit e tyre, njerëzit e pushtetit, ashtu qysh edhe na kanë thanë që ka qenë mirë e organizuar tërë ai spektakël, do të thotë ata ranë viktimë që i kanë bërë publike, gjoja konfidenciale, ato dokumente që ju shkun tri here radhazi në zyrat e organizatës dhe deri tash kjo është arsyeja e vetme të cilën e dimë pse janë arrestu.”, ka thënë Jashari.

Jashari akuzon politikën vendore bashkë me atë të jashtmen, pasi sipas tij i tërë ky spektakël është mirë i përgatitur nga ata.

“Ky spektakël është mirë i përgatitur nga politika vendore me atë të jashtme, do të thotë njerëz me pushtet, me ndikim, të cilët i shfrytëzun për interesa personale dhe është e dhimbshme që diçka e tillë me nodhë për ta shpëtu vetveten.”, deklaroi ai – transmeton Reporteri.net.

I pari i Skënderajt, ka thënë se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj tërë këtyre zhvillimeve, pasi sipas tij, OVL e UÇK-së, është shtëpia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarët e saj janë celula e parë që e kanë themeluar UÇK-në.

“Nuk mujta me u ndi rehat, pa shku me i pa se çka po ndodhë dhe të paraqitem si i shurdhër apo qorr që as s’po shoh as s’po ndij se çka po ndodhë në vendin tim, aq më shumë në OVL e UÇK-së.”, tha tutje ai.

Ai ka thënë se nuk është kundër Gjykatës Speciale, por drejtësia të jetë për të gjithë dhe jo e njëanshme.

“Nuk jam kundër gjykimit të krimeve të luftës, sepse qysh kur është shpallur Kosova e pavarur, unë i kam thënë kryeministrit të atëhershëm që të themelohet një gjykatë për gjykimin e krimeve të luftës, pasi që çdo vend që del nga lufta duhet të kalojë nëpër këtë proces”, ka thënë Jashari.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë nga gjiri i popullit dhe në krye me NATO-n kemi arritur që të çlirohemi, për çfarë? Deri kur kështu? Për të ardhur në një ditë që të shohim kësi lloj skenarësh të organizuara”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se është e dhimbshme që Policia e Kosovës në ditën e arrestimit të Hysni Gucatit tek zyrat e OVL të UÇK-së, ka bërë mburojë për policët e huaj të cilët kanë kryer aksione brenda pa folur asnjë fjalë shqip.

Tutje Jashari ka bërë të ditur se ka bërë apel tek anëtarët e OVL e UÇK-së, që të kenë kujdes dhe të tregojnë maturi e qetësi.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Ky është deputeti i Kuvendit të Kosovës, që ka të kryer vetëm shkollën fillore!
  • Learta edhe në punë mbulohet me dukat
  • VV e ngrit në pozitë Adelina Graincën, e cakton në komision në vend të Avni Deharit
  • Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën, e ka si trampolinë për Shqipërinë
  • Reagon Shkurte Fejza: Kaloi një vit pa dasma e pa koncerte, edhe ne kemi familje…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.