Kryeministri i Republikës së Kosovës, i është kundërpërgjigjur deklaratave të zyrtarëve serb, Ivica Daqiç dhe Aleksandër Vulin.
Kryeministri Hoti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta kundërshtojë Serbinë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të punojë me përkushtim për një të ardhme paqësore të rajonit dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me aleatët perëndimorë për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe të vendeve të qytetëruara e demokratike euroatlantike, në të cilën nuk ka vend për urrejtje ndaj etnive të tjera”, përfundon reagimi i Qeverisë.
Stautusi i plotë: