Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Pse Serbisë do t’i kushtojë më shumë politikisht Ambasada në Jerusalem se Kosovës?

Posted on October 5, 2020 by admin

Zotimet e Kosovës dhe Serbisë në Washington se do t’i hapin ose lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, kanë nxitur reagime në Bruksel duke thënë se këto veprime nuk janë në pajtim me politikat e BE’së.

Por, pala kosovare këtë veprim e ka arsyetuar me faktin se Kosova është shtet i ri dhe se ka nevojë për sa më shumë njohje.

Një zyrtar i BE’së me të cilin Gazeta Express ka folur sot edhe për tema tjera ka thënë se ky veprim do t’i kushtojë më shumë Serbisë.

Zyrtari europian ka thënë Serbia është në një fazë të avancuar të negociatave për anëtarësim me BE’në dhe se zotimi i saj në Washington se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem do t’i bëjë më shumë telashe asaj në çështjen e anëtarësimit. Por, natyrisht Serbia nuk do të gjykohet vetëm në raport me këtë cështje, por edhe politika e saj e vizave, pastaj raportet ushtarake me vende si Rusia e Kina.

“Kosova është në një fazë të hershme të negociatave dhe se BE ka thënë se zotimi për të hapur ambasadë në Jerusalem është thënë që nuk është pajtim me politikën e jashtme të BE’së” ka thënë bashkëbiseduesi.

Izraeli ka vendosur ta njohë Kosovën më 4 shtator kur Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik me SHBA’të. Njohjen Kryeministrit Hoti ia kumtoi homologu i tij izraelit Benjamin Netanyahu nëpërmjet një videolidhjeje. Ndërkohë që njohja reciproke ndërmjet dy vendeve pritet të zyrtarizohet kur një delegacion i Kosovës të udhëtojë në Izrael. Data e kësaj vizite nuk është caktuar ende.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E njihni cili këngëtar është personi në foto?!
  • Rugova: LDK e ka mposhtur LDK-në!!
  • Vuçiq ka vendosur ta ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë…
  • A do të bëhet deputete Fitore Pacolli?!
  • Nga kampi i Lutfi Hazirit i reagojnë ashpër Hotit për foton me…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.