Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Shpërndarja e 60 milionë eurove për bizneset më së largu javën e ardhshme, kaq do të përfitojnë për një punëtor

Posted on October 5, 2020 by admin

Qeveria e Kosovës i ndau 60 milionë euro për bizneset javën që shkoi.

E shpërndarja e këtyre mjeteve për sektorin privat tani është obligim i Ministrisë së Financave.

Në këtë dikaster premtojnë se pagesat do t`i ekzekutojnë më së largu në fillim të javës së ardhshme.

“Jemi duke ecur krahas. Këtë javë do të hiqen nga listat ndërmarrjet publike, përderisa ATK-ja do të sjell listën e saktë të nëpunësve të ndërmarrjeve private . Deri në fund të javës do të kemi të sakta shënimet në mënyrë që ekzekutimi të kryhet në fund të javës apo më së largu në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh Kushtrim Brahimaj, zëvendësministër i Financave.

Zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj, ka treguar matematikën e thjesht mbi bazën e të cilës, këto të holla, do të ndahen për bizneset.

“Në momentin kur nxirret lista finale, supozojmë do të jenë 200 mijë, atëherë do të pjesëtohet 60 milionëshi për 200 mijë dhe do të del vlera e saktë për subvencionimin e një punëtori. Po supozojmë nëse kjo mesatarja do të jete 300 euro, një ndërmarrje qe ka 5 punëtorë, do të fitojë 1500 euro, bazuar në listat e dhjetorit”, theksoi ai për Front Online.

Vendimin që shuma prej 60 milionë të ndahet në bazë të listës së dhjetorit e kishin kritikuar ashpër ekspertët e ekonomisë.

Por në Ministri e kanë një përgjigje për këtë.

“Sepse në pandemi disa biznese mund të kenë ulur numrin e punëtorëve, muaji dhjetor ka qenë i zakonshëm, duhet të nisemi nga muaji i zakonshëm. Kriteret janë të njëjta për gjithë”, u shpreh ai.

Bizneset që duan të përfitojnë kësaj here nuk kanë nevojë për aplikim.

Ata do të ndihmohen në bazë të të dhënave që Ministrisë i vijnë nga ATK-ja.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Melinda nuk pajtohet assesi me realitetin, sërish me dedikim prekës për nënën e ndjerë
  • Ramush Haradinaj e nis mëngjesin e 8 marsit duke publikuar foto me nënën
  • Geti zbulon momentin epik, se çka nuk shkoj mirë në dasmën e tyre
  • Remzie Osmani ia dedikon nënës këto tri thënie kaq mbresëlënëse
  • Dështimi i Besa Gaxherrit në zgjedhjet e 14 shkurtit, ja sa vota arriti të marrë
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.