Gazeta nga burime brenda mbledhjes së LDK-së ka marrë vesh për temat që janë diskutuar në këtë mbledhje.
Sipas këtyre burimeve, tri janë pikat kryesore që janë diskutuar.
E para, ka të bëje me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Nëse nuk ka vota të mjaftueshme, atëherë LDK fare nuk do ta hedhë në votim këtë projekligj”, tha ky burim.
Ky burim thekson se LDK beson se PDK nesër do ta mbështes projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ndërkaq, si temë e dytë që u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së do të mbesin ata që janë.
Kjo me arsyetimin se në kohë pandemie nuk do të mund të mbledhet as Këshilli i Përgjithshëm e as organet tjera të LDK-së.
Dhe si pikë e tretë, që u diskutua në këtë mbledhje ka të bëjë me emrin e Ismet Beqirit.