Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Vuçiç i përgjigjet Ramës: Është e pamundur të përulni Serbinë

Posted on October 5, 2020 by admin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Lideri serb është pyetur nga Tanjug, që është agjensia zyrtare e lajmeve, qe kontrollohet nga qeveria lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, fill pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Vuçiç thekson se është e pamundur që shqiptarët të zgjidhin problemet me presion nga jashtë.

“Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Është e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë.

Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të flas për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët. Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, është shprehur Vuçiç.

Ditët e fundit ka pasur një përplasje mes kryeministrit Rama dhe ministrit ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për “Shqipërinë e Madhe”.

Në një reagim të tij, Rama tha se ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Albërije Hadërgjonaj e Genta Ismajli po duken so të ishin binjake!
  • Lutfi Haziri tregon për herë të parë a është xheloz ndaj gruas!
  • Mace kaq të bukur si të Dafina Zeqiri nuk keni parë…
  • Kaq shumë i ka ngjarë mbesa Remzie Osmanit!
  • Kënga e Sinan Vllasaliut- ‘Shpija e babës’ e ndaloi të riun shqiptar ta…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.