Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se pas testimeve së fundit ka rezultuar se e ka kaluar koronavirusin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në bazë të analizave që ka bërë ka rezulruar se e ka kaluar koronavirusin edh pse nuk ka pasur asnjë simptomë.
“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit, dhe më ka rezultuar që kam kaluar virusin COVID-19. Të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet”, ka shkruar Haradinaj.