Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Reagimi i fortë nga Berlini drejtuar Richard Grenell-it

Posted on October 6, 2020 by admin

Një qëndrim i fortë ka ardhur nga Gjermania në lidhje për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Një nga analistët e rëndësishëm që merret me marrëdhëniet rajonale, Bodo Weber, pjesëtar i Këshillit për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel, ka theksuar se negociatat mes Serbisë e Kosovës po ecnin jo keq në aspektin politik, duke vënë theks tek njohja e ndërsjelltë, por ata u prishën nga Richard Grenelli, i cili e ktheu procesin në pikën zero.

Deklaratë kjo, që po ta përballësh edhe me qëndrimet e disa protagonistëve të ngjarjeve, krijon një vështrim më të kthjellët për situatën.

Hashim Thaçi ka thënë disa herë se nga drafti i Uashingtonit u hoq pika 10 që flet për njohjen e ndërsjelltë. Ndërkohë edhe Vuçiç tha në Uashington se “kemi hequr pikën që na detyronte të njohim Kosovën”.

Qëndrime këto që flasin realisht se kemi të bëjmë me një prishje të rëndë të skenarit fillestar.

Ndaj dhe eksperti gjerman Bobo Weber thotë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel janë paranegociata për të arritur tek pjesa politike e tyre.

Prishja e këtyre negociatave thekson Weberi kanë si shkak, veprimet e të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun, Richard Grenell si dhe kolegëve të tij brenda administratës.

“Mendoj se është e qartë për secilin që dëshiron ta shohë, ndonëse është e kuptueshme që nuk do të pranohet publikisht prej zyrtarëve të BE-së, se negociatat në Bruksel janë cënuar nga Grenelli dhe kolegët e tij në administratën Trump, përmes veprimeve të njëanshme dhe tërësisht egoiste që çuan te publiciteti i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë analisti i njohur.

Sipas tij, deri në janar të vitit të ardhshëm, kur administrata amerikane, varësisht prej zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, do ta lërë anash apo do t’i krijojë hapësirë BE-së, nuk mund të ketë rifillim të mirëfilltë të negociatave apo ndonjë marrëveshje gjithpërfshirëse, të cilën BE-ja është duke e përgatitur që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Takimet e caktuara gjatë javës së kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi u anuluan. Arsye u tha të jetë COVID-19, teksa datat e reja të takimeve ende nuk janë caktuar.

Weber thotë se kjo periudhë para rifillimit të negociatave të mirëfillta duhet që nga BE-ja të shfrytëzohet për ta detyruar Prishtinën dhe Beogradin që t’i shtrojnë në tavolinë qëndrimet fillestare rreth të gjitha çështjeve që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes gjithpërfshirëse.

“Ky do të ishte një hap i madh përpara pasi që asnjëra palë nuk ka demonstruar gjatë tri vjetëve të kaluar gatishmëri për të definuar dhe vënë në letër platformën e saj”, ka thënë ai.

Weberi shton se BE-ja do të duhej t’u kërkonte të gjitha partive në pushtet, por edhe atyre në opozitë, që ta paraqesin një plan se si synojnë t’i kapërcejnë dallimet për ta siguruar një shumicë prej dy të tretash në Kuvend, për një marrëveshje përfundimtare.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Shkurte Gashi fotografohet për herë të parë rrugëve të prishtinës bashkë me partnerin dhe djalin (FOTO)
  • Këtë video të Remzijes duke kënduar live, gjithkush do të dëshironte ta shikonte!
  • Irkenc Hyka tregon kush e shtyu të merret me muzikë!
  • Cilit po i ngjan më shumë Poem Blu, Ledrit apo Sarës?
  • Ryva Kajtazi po duket për mrekulli në fotot e fundit!
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.