Vjosa Osmani nuk la gjë pa i thënë Isa Mustafës, vjen reagimi i parë nga njeriu i afërt i Agim VeliutKryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dekalroi për liderin e LDK-së, Isa Mustafa, se është një njeri i njohur për mashtrim, ndryshim qëndrimesh e tregti me parim.“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.
Ish-nënkryetarja e LDK-së ka thënë se i ka besuar Mustafës në vitin 2019, kur sipas saj, ai kishte thënë se bashkë do t’i largojnë “bandat mafioze nga pushteti”
E, ndaj këtyre deklaratave të ish-nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar Bajram Gecaj, i cili tashmë është këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ai ka shkruar se kryetari Mustafa i ka besuar Osmanit, por kjo e fundit nuk i ka besuar atij.
“Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty!”, ka shkruar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në llogarinë e tij në Facebook