Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Reagon Frashër Demaj, sqarohet për librin e historisë ku Masakra e Reçakut u cilësua si ‘incident’

Posted on October 7, 2020 by admin

Ka disa ditë që është komentuar historiani Frashër Demaj. Pas kritikave të shumta që u bën drejt tij, së fundi Demaj ka reaguar duke u deklaruar gjerë e gjatë për këtë.Ai mori kritika për publikimin e një libri për histori të përbashkët të Ballkanit, projekt ky i financuar nga BE-ja dhënë të cilin morën pjesë historianë nga rajoni.Demaj u kritikua se si është shkruar për Masakrën e Reçakut, ku pas kësaj bëri një status ku edhe iu përgjigj këtyre akuzave.

“9. Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakrën e Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara ngjarja quhet me emrin e vërtetë “Masakër në Reçak”, tha ai ndër të tjerash.

Statusi i plotë:

DEKLARATË PËR OPINION
E ndjejmë për obligim ndaj opinionit publik që të njoftojmë lidhur me të vërtetën rreth
projektit “Joint History Project” (Projekti i Historisë së Përbashkët).
Grupi punues bënë me dije opinionin lidhur me obligimet që ka pasur në kuadër të Projektit:
1. Projekti ishte i mbështetur nga Këshilli i Europës në të cilin morën pjesë: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Qipro dhe në fund u ftua edhe Kosova (pas vitit 2008).
2. Detyrat e grupit punues kanë qenë grumbullimi i dokumenteve burimore, fakteve historike, shkrimit të tyre dhe materialeve tjera për historinë e Kosovës që duhej të hulumtoheshin në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës nga viti 1913.
3. Grupi punues ka dërguar për botim një numër të konsiderueshëm të burimeve për ngjarje të rëndësishme historike, një pjesë e madhe prej të cilave nuk janë marrë parasysh nga redaksia e projektit.
4. Vetëm dokumentet e botuara që mbajnë referencat nga Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosovës janë burime të hulumtuara dhe të dërguara nga grupi, për të cilat e mbajmë pergjegjësinë e plotë.
5. Për tekstet dhe burimet e botuara nga studiues të shteteve tjera, për tema të caktuara, grupi nga Kosova nuk mund të mbajë asnjë pergjegjësi, meqë nuk ka qenë i konsultuar.
6. Pavarësisht pamundësisë së ndikimit (meqë asnjëri nga ne nuk ishte anëtar i redaksisë) ne kemi shfaqur indinjatën tonë lidhur me tema të caktuara të cilat fyejnë popullin shqiptar.
7. Grupi punues pas botimit të edicionit ka reaguar dhe ka shfaqur pakënaqësi lidhur me numrin e vogël të teksteve dhe burimeve të botuara për ngjarje të rëndësishme nga historia e Kosovës si dhe për mënyrën jo korrekte të përfshirjes së teksteve dhe faktografisë.
8. Redaksia e edicionit ka premtuar që me rastin e ribotimit do të ketë parasysh vërejtjet dhe kërkesat e grupit punues të Kosovës.
9. Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakren e Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara ngjarja quhet me emrin e vertetë “Masakër në Reçak”.
10. Një nga pershkrimet për gruan shqiptare ku fyhet dinjiteti i saj ka zgjuar indinjatë me plot të drejtë. Ky përshkrim është burim i huaj ndaj të cilit nderkohë (pas vitit 2008) kemi shfaqur mospajtimin tonë duke e quajtur të pa pranueshëm dhe tendencioz. E gjithë pergjegjësia i takon redaksisë së botimit.
11. Jemi të hapur për diskutim me studiuesit e historisë dhe me grupe tjera të interesuara në mënyrë që vërejtjet dhe sygjerimet që mund të dërgohen më rastin e ribotimit të edicionit të jenë sa më të kompletuara.
12. Shprehim kundërshtimin për etiketimet dhe spekulimet tendencioze me emrat tanë.

GRUPI PUNUES
Jusuf Bajraktari
Fehmi Rexhepi
Frashër Demaj

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Sara e ushqen vajzën në mes të Galerisë së Arteve
  • Dimal Basha: “Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me opozitën për t’i çuar proceset përpara…
  • Ja sa vite mbushi sot Amarda Toska !
  • A përfitoi Vjosa nga VV apo VV nga Vjosa, flet eksperti i sondazheve!
  • Ischinger reagon ndaj Grenell: Ndalo përpjekjen për të ndërhyrë, mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.