Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Nxehet ‘atmosfera’ në Kuvend, Tahiri – Vetëvendosjes: Kur të doni shkojmë në zgjedhje

Posted on October 8, 2020 by admin

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të bëjnë votat për rrëzimin e qeverisë.Ai në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka replikuar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.Tahiri tha se mund të shkojnë në zgjedhje dhe se është e drejtë që secili deputet të flasë për zgjedhje e të kërkojë rrëzimin e qeverisë.

Tahiri: Nëse i keni votat, urdhëroni!

“Sa i përket ping-pongut për zgjedhje edhe mocionit të qeverisë, ju lutem një mocion e ka ngrit Selimi me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse i keni votat urdhëroni, mos na mbani mbi krye jo sot, jo nesër po i bëjmë votat dhe ju rrëzojmë. Shkojmë në zgjedhje kur të doni. Kur t’ua merr mendja të shkojmë në zgjedhje, shkojmë në zgjedhje. Bëni votat! Ne si qeveri në këto 100 ditë, kemi arritur në masë të madhe t’i sanojmë disa çështje që kanë qenë problematike’, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i ka bërë thirrje qeverisë së vendit që të jep dorëheqje, pasi nuk ka mundësi të kalojë asnjë ligj me shumicë të thjeshtë.

Selimi: Qeveria Hoti të ofrojë dorëheqje

“Na e dha një ofertë ekskluzive tha shkojmë në zgjedhje kur të doni, na tash po duam. Nuk është rruga e vetme mocioni, ka edhe rrugë të tjera, ka edhe dorëheqje, qe neve na leni kështu pa tekst nëse ju vazhdoni tash me thënë këqyrni nuk po ju presim hiç po duam të shkojmë në zgjedhje, po japim dorëheqje, bëjeni, pra! Ama, një ta dini, që ne jemi shumë të vendosur të shkojmë drejt zgjedhjeve, sepse kemi përballë një Qeveri që nuk e ka shumicën dhe një qeveri ilegale, ilegjitime, që nuk është në gjendje të kalojë asnjë ligj me shumicë të thjeshtë. Kjo duhet të ishte jo mesazh nga ne, por vetëdijesim i juaji që nuk shkohet më kështu, përveç që kemi për herë të parë një Qeveri pa fituesin. Jepni dorëheqje, tregoni bujarinë tuaj dhe tregoni besimi tuaj se në zgjedhjet tjera do të dilni më mirë”, tha ai.

Për këtë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se dështimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike për herë të gjashtë tregon pafuqinë politike të koalicionit qeverisës.

Hamza: Ky ligj nuk ka substancë

“PDK nuk është duke vepruar në inate sa i përket këtij ligji të propozuar nga ana e qeverisë. Por ne po themi që ky ligj nuk ka substancë dhe nëse është në pyetje veç tërheqja e mjeteve të trustit ne e kemi prurë edhe një iniciativë tjetër ligjore, ejani për një javë ditë dhe e rregullojmë”, tha ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme as propozim-rezoluta për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosje Fatmire Kollçaku, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në Karaçevë të Kamenicës.

Aktuale

3 thoughts on “Nxehet ‘atmosfera’ në Kuvend, Tahiri – Vetëvendosjes: Kur të doni shkojmë në zgjedhje”

  1. Pingback: DevOps Services
  2. Pingback: view
  3. Pingback: bolton escort girls

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • Ja kush e thotë “Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompenzohen për faturat e rrymës”
  • Vajza e Mimozës dhe Shkumbinit i lanë gojë hapur të gjithë
  • Lajm i mirë/ Merret vendimi lirohet rryma,ja si do te bëhen llogaritjet!
  • Vuçiqi në “telashe”: Presionet janë të mëdha për çështjen e Kosovës, kemi probleme të mëdha
  • S’ka marrë ende fund: Haradinaj ka edhe një mundësi për ta kundërshtuar dënimin!
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT