Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

A janë tradhëtarë shqipëtarët që japin gola dhe festojnë për Maqedoninë?

Posted on October 10, 2020 by admin

Petrit Saraçini. Patriotët e Fejsbukut këtyre ditëve kanë një lodër të re – shpalljen e “tradhëtarëve” lidhur me ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut, si dhe shqiptarët e Maqedonisë që bëjnë tifo për ekipin e vendit ku jetojnë, qenkan tradhëtarë?
Kam ca pyetje logjike për këta patriota dhe “autoritete” absolute në “çështjen kombëtare”:

– Vallë me këtë “tezë” pranoni statusin e pakicës për shqiptarët në Maqedoni?
Vallë jeni ardhacakë apo migrantë në vendin e vatanin tuaj, që duheshka të bëjmë tifo për “mëmëdheun”?
Vallë pranoni se Maqedonia u takon vetëm maqedonasve, e jo edhe shqiptarëve po edhe të tjerëve që janë qytetarë e sovranë të saj?
Vallë ne këtu kemi statusin e diasporës të Kosovës?

Nëse nuk ju pëlqejnë këto, kam edhe ca tjera:

Për kë bëjnë tifo austriakët apo zviceranët (që kanë etnogjenezë gjermane) kur luajnë Austria apo Zvicra kundër Gjermanisë? Nëse nuk e dini, besoj se keni kë pyesni.

Shyqyr që loja në terren dhe ajo jashtë terrenit mbaroi pa asnjë problem e incident, përkundrazi në atmosferë të fer plejit dhe miqësisë vllazërore mes dy vendeve fqinje. E “gjysmëloja e tretë”, prej intensitetit të kokave të thyera, huliganizmit të dhunshëm, këngëve për “shiptarin e vdekur e të mirë” dhe “vajzën maqedone k.rvë” po degradon në teza kaq të shfryra, absurde dhe banale.

Karshi shpallësve të “tradhëtarëve”, po qëndrojnë shumë e më shumë shqiptarë që po e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut shtet të tyre, në plot kuptimin e fjalëve, si pronarë denbabaden, e jo si qiraxhi apo mysafirë. Mu si shqiptarët në Kosovë, apo ata në Shqipëri. Këtë rezultat 3 me 0 që e kemi arritur si komb duhet ta ruajmë dhe shfrytëzojmë mençur, e jo ta zhbëjmë.

E të mos flasim se, jo vetëm lojtarët, po edhe qytetarët shqiptarë që bënë tifo për Maqedoninë, i lanë nacionalistët maqedonas pa tekst. Po, ja që paska tekst për shpallësit e patriotëve dhe tradhëtarëve mes vetë shqiptarëve. Sado që ju duket pak, edhe kësaj i thonë – përparim dhe evoluim 😎

#NandIqni
#PatriotaMeBateria
#AluminiumOverMaximum

Aktuale

1 thought on “A janë tradhëtarë shqipëtarët që japin gola dhe festojnë për Maqedoninë?”

  1. Pingback: therapist nj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • Kështu dukej Sabri Fejzullahu kur ishte dhe “Humorist” në vitet e 90-ta
  • Vjen dhe reagimi i parë nga Blero pas “Speku limëve” se është ndarë nga Afrona
  • Kur është me shoqe, kështu kënaqet Remzia
  • MrekuIIi ja sa është for cuar Kosova me udhëheqjen e “Diamantave” Kurtit dhe Vjoses, ATK tregon se sa fond ka mledh
  • Kurti po i “ikë” pyetjes se si i ka marrëdhëniet me administratën amerikane, ja si përgjigjet
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT