Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Ekskluzive: Isa Mustafa tash e sa vjet merr pagë nga ky institucion pa shkuar asnjë ditë

Posted on October 10, 2020 by admin

Ish- kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë në punë.Gazeta Blic nga burime brenda Fakultetit Ekonomik ka marrë vesh se atij i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur orë me studentë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.

Kryetari i kësaj organizate Mexhid Ramusa ka konfirmuar lajmin për Gazeta Blic dhe ka dhënë detaje.Ai tha se që katër vjet Mustafa paguhet pa shkuar fare në fakultet.

“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim.

Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” deklaroi ai për Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti por i njëjti ka deklaruar se nuk ka informata për këtë rast.

“S’kam informata të tilla, s’jam në dijeni për rastin” tha shkurt Sahiti për Gazeta Blic.Ndërkohë kontakti me liderin e LDK-së, Isa Mustafa ka qenë i pamundur pavarësisht thirrjeve telefonike dhe mesazheve të dërguara nga redaksia e Gazeta Blic, i njëjti nuk është përgjigjur.Gazeta

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Reperi shqiptar publikon foton e parë me djalin
  • Korab Jetishi shkruan këto fjalë për ditëlindjen e babait
  • Kurti tregon se a kanë diskutuar për hartën e Lajçakut, ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë
  • Buta nuk e ndien krizën e pan.demisë, blen këtë veturë luksoze…
  • Festë në familjen e Adelina Ismailit
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.