Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të kthehet sërish në LDK.Ai ka thënë që përkundër vendimit të saj, Osmani ka pasur mbështetjen e LDK-së, sipas tij, më shumë se çdo anëtar tjetër.“Ajo ka marrë rrugë tjetër, në bazë të deklarimeve të saj. Ajo ka pasur mbështetjen e LDK-së në momente kyçe. Jam i bindur se do të kthehet në LDK, siç janë kthyer edhe të tjerët”, tha Hoti në Radio Televizionin Publik.
