Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në 21-vjetorin e themelimit të PDK-së, ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm të kësaj partie në vendin e parë.Në një postim në Facebook, kreu i Drenasit ka thënë se askush nga partitë tjera, sipas tij, nuk punojnë më shumë për Kosovën.
“Opozitarizmi nuk nënkupton bllokimin e ligjeve apo pengimin e projekteve të mira qeveritare, pra, opozitë jo kundër ligjeve të mira dhe interesit të qytetarëve. Rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së, është i mundur dhe për këtë ne kemi edhe energji, edhe ide edhe mundësi, sepse, asgjë me peshë në Kosovë, nuk ndodh pa PDK-në.
Nga opozita mund të rikthehemi fuqishëm, sepse, qytetarët e dinë se ne e duam shtetin tonë më shumë se të gjitha partitë tjera, punojmë dhe sakrifikojmë pakrahasueshëm më shumë se të tjerët. Viti 2023 vjen saora, dhe reflektimi ynë përball interesave të qytetarëve duhet të jetë i qartë, i thjeshtë dhe bindës, me fokus sundimin e ligjit dhe brenda vlerave euro-atlantike!”, ka shkruar ai.
1 thought on “Lladrovci: 2023 vjen saora, PDK do rikthehet fuqishëm si parti e parë”