Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Hoti i thotë Vv-së: Para juve do të jem edhe tri vjet kryeministër

Posted on October 13, 2020 by admin

Kryeministri Avdullah Hoti kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të tij i ka quajtur sharje ndaj qeverisë që ai drejton.

Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Rexhep Selimi se në Uashington kishte shkuar për zhbërjen e kufijve dhe ndarjen e Ujmanit.

I pari i qeverisë tha se do të propozojë një pikë të rendit të ditës në Kuvend, ku Lëvizja Vetëvendosje ‘vetëm do të shajë’, e pas kësaj ata do t’i kthehen debatit serioz.

“E kam një propozim në fakt edhe këtë seancë, unë i propozoj Kuvendit të ketë një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin, dhe kur e kryejmë atë pjesë, do të hyjmë mandej bisedojmë seriozisht. Rexhë, unë këtu jam po të dëgjoj edhe juve, edhe deputeten para jush. 90 për qind, Rexhë, e keni fjalimin epitete të ndryshme si të shani Qeverinë. Hajde, po i kthehemi fjalimit të juaj e po e dëgjojmë edhe një herë. Beso se është ashtu dhe nuk është hera e parë. Unë propozoj ta kemi një pikë ku ju e shani kryeministrin dhe mandej ia nisim me punua edhe bëjmë debat”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se parimet e dialogut janë jo shkëmbime territoriale, jo Bosnjëzim të Kosovës, por marrëveshje vetëm për njohje reciproke.

Ai ka komentuar edhe pesë ftesat për interpelancë nga deputetët e LVV-së ku tha se janë për të njëjtën temë, derisa u tha deputetëve të kësaj partie e para tyre do të jetë edhe për tri vjet.

“Rexhë edhe 100 herë nëse vjen këtu, të njëjtën gjë do të ta them, se dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke. Unë në këtë Kuvend nuk kam me sjellë marrëveshje tjetër përveç marrëveshje për njohje reciproke, nëse mbërrij ta bëj, nëse nuk mbërrij ta bëj, Kosova edhe Serbia do të vazhdojnë si dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën, por që janë fqinjë, kaq. Por, marrëveshje prej meje në këtë Kuvend nuk do të vij, parimet 100 herë i kam përsëritur edhe 100 herë nëse më ftoni në interpelancë të njëjtën gjë do ta them. I kam pranuar pesë kërkesa për interpelancë nga grupi juaj parlamentar i LVV-së, shumë mirë veç merruni vesh mes vete se të pestat janë me të njëjtën temë. Nuk e di a keni komunikuar në mes vete, për të njëjtën temë seriozisht. Para jush kam me qenë edhe tri vjet!”, tha Hoti.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se Hoti kishte premtuar njohje reciproke e vetëm atë nuk e solli.

“Për katër herë njëjtë ishe, të kanë mbetur edhe 96 herë të vish njëjtë. Por, çka pësojmë ne nga këto 100 herët e tua nëse i konvertojmë këto 100 herët e tua ta zëmë vetëm me 4 veprime që i ke bërë ti për një udhëtim atje, paramendojeni sa veprime do të kishim. Por, çka na solle kësaj here, a the që po shkojmë për njohje reciproke edhe vetëm për njohje reciproke dhe asgjë tjetër nuk bisedojmë, çka solle z.Hoti? E solle atë që po e quani mini-Shengen, e solle barazimin e të pagjeturve me të zhvendosurit, gabim katastrofal, e solle nismën për ndarjen e Ujmanit, solle atë që daljen e Serbisë në Adriatik dhe jo vetëm kaq. Prandaj, unë po pajtohem me ju që edhe 100 herë sikur të vish këtu, do të jesh njëjtë, por kam përshtypjen që Kosova nuk do të jetë njëjtë. Sa i përket asaj që po konsideroni si sharje, unë dhe grupi im parlamentar as nuk e bëjmë atë as nuk e kemi qëllim, por në anën tjetër nuk duhet të jemi të fyer… më të fyer jemi ne kësaj radhe sesa ju z.Hoti”, tha ai

Aktuale

3 thoughts on “Hoti i thotë Vv-së: Para juve do të jem edhe tri vjet kryeministër”

  1. Pingback: The 10 Most Important Steps to Solving Swiss Rolex Replica n115.html
  2. Pingback: Sophiaxherrera From Chaturbate
  3. Pingback: eureka carts

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • Ja kush e thotë “Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompenzohen për faturat e rrymës”
  • Vajza e Mimozës dhe Shkumbinit i lanë gojë hapur të gjithë
  • Lajm i mirë/ Merret vendimi lirohet rryma,ja si do te bëhen llogaritjet!
  • Vuçiqi në “telashe”: Presionet janë të mëdha për çështjen e Kosovës, kemi probleme të mëdha
  • S’ka marrë ende fund: Haradinaj ka edhe një mundësi për ta kundërshtuar dënimin!
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT