Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Liberalizimi i vizave për Kosoven: Franca jep lajmin për Kosovën

Posted on October 13, 2020 by admin

Pavarësisht konstatimit të para pak ditëve të Komisionit Evropian se Republika e Kosovës i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ka rezerva dhe skepticizëm, nëse kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave. Ky qëndrim lidhet me fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë francezët thonë se pavarësisht lëvizjeve pozitive, ende s’janë prodhuar efekte të prekshme.

Gazeta Express ekskluzivisht nga burime diplomatike në Paris mëson se qëndrimi i Francës së presidentit Macron është që Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

“Një regjim i liberalizimit të vizave për qëndrim të shkurtër, supozon të jenë plotësuar një numër kushtesh, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës (sundimin e ligjit) dhe me luftën kundër krimit dhe aktiviteteve kriminale. Aktualisht, këto kushte nuk janë ende të përmbushura nga Kosova”, ka thënë ky burim diplomatik.

Sipas francezëve, zhvillimet pozitive që janë bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe në reformën për drejtësi, është shumë herët që të prodhojnë rezultate të prekshme.

Nga Parisi thonë se bashkë me partnerët evropianë do të vëzhgojnë për së afërmi zhvillimet që kanë të bëjnë me fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne mbetemi të vëmendshëm, bashkë me partnerët tonë evropianë për zhvillimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është implementimi i disa ligjeve për forcimin e sundimit të ligjit dhe për projektin e reformës në drejtësi, janë shumë rishtazi që të prodhojnë rezultate të prekshme. Por, zbatimi i reformave është thelbësor, në mënyrë që ligjet të mundë të zbatohen në një mënyrë të qëndrueshme”, ka theksuar ky burim diplomatik.

Përveç Francës, edhe Holanda është duke hezituar për të përkrahur Kosovën në këtë proces.

Deri tani, mbështetje të pakushtëzuar është duke dhënë Gjermania e kancelares Merkel, e cila megjithatë është e pamjaftueshme, nëse Macron s’i jep përkrahje.

Shpresat e kosovarëve se do të lëvizin pa viza ishin rritur shumë gjatë pjesës së dytë të këtij viti, meqë presidencën e BE-së është duke e udhëhequr Gjermania.

Megjithatë, pavarësisht lidershipit gjerman, çështja e vizave për Kosovën duket se nuk është prioritet, meqë në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor nuk do të jetë fare në rend të ditës.

Këtë Gazetës Express ia kanë konfirmuar nga Qeveria Gjermane dhe nga Bashkimi Evropian.

Krerët e shtetit të Kosovës në vazhdimësi kanë drejtuar akuza dhe kritika drejt BE-së, meqë Kosova është vendi i vetëm i izoluar në Ballkan pa të drejtë lëvizjeje pa viza në Zonë Schengen.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fansja i komenton “Je shumë i shëmt uar”, ja si ia kthen Bearti!!
  • Prifti i uron Ramazanin hoxhës, shikoni reagimin e tij!
  • Adelina Tahiri e vesh edhe djalin 2 vjeçar me rroba Louis Vuitton!
  • Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së…
  • Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.