Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Lista Serbe kë.rcënon me largim nga Qeveria në rast se nuk themelohet Asociacioni

Posted on October 13, 2020October 13, 2020 by admin

Serbët e Kosovës kanë kërcënuar me largim nga institucionet e vendit në rast se vazhdon refuzimi i Kosovës për të diskutuar për Asociacionin, shkruan Reporteri.

Ky përfundim është nxjerrë pas një takimi që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë pasur me Drejtorin e ri të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe ish drejtorin e kësaj zyre Marko Gjuriq.

Sipas tyre refuzimi i Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e Komunave Serbe është një goditje e interesave jetike të popullit serb dhe rrezikon të drejtat e tyre kolektive politike, ekonomike dhe sociale.

“Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një interes strategjik i Serbëve në Kosovë dhe çdo shpërfillje e detyrimit për t’u formuar me të gjitha kompetencat që i përkasin asaj në përputhje me marrëveshjet e Brukselit do të trajtohet si një sulm i hapur ndaj të drejtave të fituara të popullit tonë. Serbët kanë pranuar të jenë në institucionet e Kosovës pikërisht sepse ata kanë marrë garanci të prerë për respektimin e të drejtave kolektive përmes Asociacionit Komunave Serbe”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërcënuar se nëse Prishtina në mënyrë të njëanshme vendos të mos përmbushë detyrimet e nënshkruara para Bashkimit Evropian, atëherë ata do të shqyrtojnë largimin nga Qeveria.

Kujtojmë se pikërisht për këtë temë, gjatë ditës së sotme në Kosovë do të qëndrojë i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Kjo pasi dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është bllokuar për shkak të Asociacionit. Pala kosovare nuk ka pranuar që të dialogojë për këtë temë, derisa, për të njëjtën kanë insistuar në Beograd.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Miratohet koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
  • Qeveria Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë
  • Kurti anulon vendimin e Hotit për kryesuesin e bordit të Rregullatorit të Energjisë
  • Ministria e Hajrullah Çekut anulon projektin e investimit të organizatës turke në Hamamin e Prishtinës
  • “FARK nuk kishte fare”, reagon Gani Geci: Ka pasur takime për bashkimin e…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.