Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me Miroslav Lajçakun ka thënë se është diskutuar mundësia që në Bruksel të hedhet në tavolinën e bisedimeve marrëveshja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi para mediave tha gjithashtu se pardje ka qëndruar në Paris përpos vizitës në Uashington ku tha se ka pasur takime joformale me zyrtarët amerikanë ku është diskutuar tema e dialogut me theks të veçantë në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje reciproke.
“Edhe gjatë takimit që kam zhvilluar me Lajçak ditë më parë në Bruksel poashtu kanë qenë temat e njëjta të diskutimit gjithastu edhe në Uashington në takimet që kam zhvilluar me autoritetet e larta të shtetit amerikan në takime joformale”, ka thënë Thaçi.