Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka r aportuar sot 2823 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për një numër a larmant pasi është afër dyfish më i madh se ai një dite më parë. Po kështu, ky numër i inf eksioneve të regjistruara brenda një dite i kalon shumë ata të muajve mrs e pr ill, kur ishte kulmi (i deritashëm) i kr izës së ko ronavirusit.
Mesatarja 7 ditore e numrit të inf eksioneve tani është 1247 ose për 154 përqind më e lartë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Trendi po rritet shumë shpejt në një nivel shumë të lartë.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit të testimeve aktualisht është 10.2 për qind. Kjo do të thotë se pragu kr itik prej 5 për qind është tejkaluar dhe madje dyfishuar. Ndërsa në 24 orët e fundit, pozitiviteti ka arritur në 13.6%.
2 thoughts on “Rritje a larmante në Zvicër: 2823 raste të reja brenda një dite”