Ish-deputeti Milaim Zeka ka folur për çështjen e asociacionit që Serbia po tenton ta rikthejë në tavolinë të diskutimit.
Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se në asnjë mënyrë nuk duhet të flitet për këtë çështje, e se sipas tij, nëse ka asociacion gjithmonë do të ketë rrezik për luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Asociacioni është minimumi i ndërtimit të 35 Serbiave, sa të kemi asociacion brenda për brenda Kosovës, gjithmonë fëmijët tanë kanë me jetu me ëndrrën se kur po kërset lufta me Serbinë”, thotë ai.
Për këtë arsye, ai thotë se është pro korrigjimit të kufijve.
“ Jam pro korrigjimit të kufijve dhe i vetmi njeri i kthjellët që po e thotë haptas një gjë të tillë është Valon Murati”, tha Zeka.
4 thoughts on “Milaim Zeka tregon pse është pro korrigjimit të kufijve”