Negociata të fshehta me amerikanët mbi statusin e Kosovës janë mbajtur në Beograd edhe përpara Konferencës së Paqes në Rambuje. Vladan Kutlesic, një profesor i së Drejtës Kushtetuese, po punonte në një dokument me përmbajtje politike në Beograd në atë kohë, ndërsa një dokument tjetër, i një natyre ushtarake, u përgatit nën udhëheqjen e Presidentit Serb Milan Milutinovic.
Vetë Kutlesic luajti një rol të rëndësishëm gjatë negociatave në Rambuje, të paktën derisa arriti në duart e tij telegrami ku shkruhej: Tradhëtar, je zëvendësuar” , mbërriti në kështjellën franceze, shkruan alo.rs raporton abcnews.al.
Kutlesic, i cili ishte praktikisht i ng arkuar me kryerjen e n egociatave të fshehta për të ardhmen l igjore të Kosovës dhe rritjen e autonomisë nga pala serbe, foli për herë të parë për këto ngj arje për Nedeljnik. Ai tregon d etaje nga ajo periudhë e trazuar në të cilën u vulos e ardhmja e Kosovës.