Është një nga personazhet më të komentuar në Kosovë ky për faktin e jetesës së tij të veçantë.
Yll Raçi apo i njohur ndryshe me emrin “Shaban” ka rrëfyer jetën e tij nga një këndvështrim tjetër.
I ftuar në emisionin “Sui Generis”, ai ka treguar për aktivitetet e tij në odat e Kosovës, e pyetur nga moderatorja se cili rajon ka burrat më të besës në Kosovë ai është përgjigjur:
“Burrat e Llapit kur e kanë dhënë besën edhe e kanë mbajtë, ata edhe betimin e kanë dhënë në librin e shenjtë Kur’an, ndërsa burrat nga rajonet tjera edhe e kanë prishë besën e dhënë. Përveç Llapit edhe burrat e Drenicës janë burra të besës”, është shprehur Raçi