Vajza ka ardhur në jetë kur unë isha shumë e re, isha vetëm 18 vjeç, kështu që kuptohet se jam ma rtuar shumë e re në një situatë jo fort komode.
Jo fort komode edhe për ta thënë. Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre mu qep keq, nuk shpëtova dot.
Ishte d ashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun s impatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, t ërmet i madh.