Në emisionin “Debat në RTK, kryetari i LDK-së ka folur edhe për 100 ditëshin e punës së Qeverisë Hoti.
“Ky bilanci 100 ditësh i punës së qeverisë, ka mbetur s imbolike, sepse është shumë e v ështirë të bëhet diçka e madhe dhe të shënohet, diçka ndodhë, por është periudhë e shkurtë. Ajo që mund të v ërehet gjatë kësaj periudhe është shëndoshja e relacioneve dhe rivendosja me SHBA-të, e cila ka ndihmuar pavarësinë e Kosovës dhe kanë ndihmuar rindërtimin demokratik dhe po ashtu me BE-së është kthyer kontakti. Ka filluar pr ocesi i dialogut, duke marrë masat që qeveria të heq reciprocitetin, si kërkesë e BE-së dhe SHBA-së, ajo që po shoh nga kjo më shumë po përfitohet se sa në rast të marrjes së ndonjë vendimi për kufizim”, theksoi Mustafa.
Ndërsa duke folur për vizitat e delegacioneve amerikane në Kosovë, ai ka thënë se kjo tregon vendosmërinë e SHBA-së për impl ementimin e marrëveshjes, sepse marrëveshja e Washingtonit i përket fushave të ndryshme.
1 thought on “Mustafa: Qeveria Hoti i ka shëndoshur raportet me SHBA-në dhe BE-në”