“Ne nuk do të h eqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet”. Kështu presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij në nderimin kombëtar për Samuel Paty, profesorit që iu pre koka për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamedit në klasë.
“Në Francë dritat nuk shuhen kurrë”, theksoi ai. “Ne do të vazhdojmë b etejën për liri, Samuel Paty është fytyra e lirisë”- tha Macron, i cili më herët e nderoi mësuesin 47-vjeçar me titullin më të lartë Legjioni i Nderit të Francës.
Mësuesit Paty iu pr e k oka nga një djalosh në 16 t etor pranë shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine, Yvelines, dhjetë ditë pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Muhamedit gjatë orëve mbi lirinë e shprehjes.