Pajisja që ju furnizon me internet, ose siç njihet ndryshe ruteri, është aparati që harxhon më shumë energji elektrike në gjendjen stand-by.
Një studim i “Ecotricity” në Britaninë e Madhe tregon se mes pajisjeve që kemi në shtëpitë tona si televizori, kompjuteri, printeri apo paketat digjitale në gjendje të fjetur, ruteri është aparati që “thith” më shumë korrent.
Nga kërkimi rezultoi se pajisja e internetit edhe pse jo në gjendje pune harxhon 28 euro në vit, më shumë nga të gjitha aparatet e tjerë. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që gjatë natës, është mirë që këto aparate të fiken, gjithmonë nëse ato nuk ju cenojnë shërbimin televiziv për mes internetit apo telefonin tuaj stipe reamen meposhte dhe shiko pamjet se si te veproni me kete Aparat dhe si te mos harrgoni aq rryme.