‘Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi’, babai bën për 1 lek vajzën live
I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Nuredini i cili kishte ardhur nga Brindisi i Italisë për të shprehur një shqetësim mbi faktin që nipi i tij 6-vjeçar nuk flet shqip.
Vajza e tij, Ada është e martuar me një italian, Robertin me të cilin ka një djalë, Mikelen. Mirëpo 6-vjeçarit Ada nuk i ka mësuar shqip dhe kjo e shqetëson Nuredinin.“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai r eagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht. Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës. I thashë ‘me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky?