Ditëve të fundit kanë ndodhur disa gjëra, e që janë përfolur për hajni të mëdha, shkruan “Kosovarja”.
Së pari, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. E, keqpërdorim i bie korrupsion.
Më pas ndodhi vjedhja e më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, për të cilat po flitet e shkruhet shumë, si dhe dihen mashtruesit, e që janë zyrtarë të shtetit.
Dhe, teksa pija kafenë e mëngjesit me shokë të Redaksisë, njëri nga kolegët tha se zgjidhje e vetme për ta ndalur hajninë te ne është që Kosovën ta blejë Amerika dhe ta instalojë pushtetin e vet ekzekutiv ligjor.
Tjetri tha:
“Oh, bre, nuk e blenë Amerika Kosovën, sepse e di që Kosova, pastaj, e prishë edhe Amerikën! Nëse na blenë Amerika, për dy vjet edhe atje ka me lulëzuar korrupsioni, sepse edhe ata mësohen nga kosovarët.
Se është kështu, më së miri flet shembulli i UNMIK-u në Kosovë. Menjëherë pas lufte erdhi në Kosovë misioni i UNMIK-ut, kinse për ta formuar dhe udhëhequr shtetin e ri të Kosovës.
E, çka bënë ata?
Filluan të vjedhin me të madhe…