Vendosja e tarifës për Prishtinën lejohet edhe me l igj
Në vend të st atujës së Bill Clintonit, u vendos portreti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kjo si formë talljeje për idenë e tij që ndaj automjeteve që hyjnë në qendër të qytetit të vendoset tarifë.
Figura e Ahmetit zuri vend edhe diku tjetër. Dikush nga qytetarët u kujdes që kryetari të jetë pjesë e bankënotës 10-euroshe, aq sa u përmend se mund të kushtonte tarifa.
Por L igji për Prishtinën parasheh mundësinë e vendosjes së tarifës.
Pika 8 e nenit 19 të këtij li gji thotë se: “Kryeqyteti cakton taksë shtesë për kryeqytetin”.
Megjithatë, Rozafa Ukimeraj nga Ministria e Pushtetit Lokal thotë se në rast të vendosjes së një tarife të tillë është Ministria e Financave ajo e cila duhet të vlerësojë nëse një p agesë e tillë është e l igjshme apo jo.