Liqeni i Badovcit është një liqen i cili ndodhet 2 km larg vendbanimeve si janë Hajvalia dhe Graçanica dhe 5 km larg Prishtinës.
Ky liqen është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës, ai thuhet se është i vendosur mbi një kishë dhe disa var.reza.
Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.
Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoj qytetin e Prishtinës me ujë dhe është 52 m e lartë edhe 246 m e gjerë.
Ndodhet në luginën e Badovcit, në afërsi të xeherores “Rainwater”.
Gjatë ndërtimit fshati Novo Selle u zhven.dos sipër liqenit, kurse fshati Badovc perfundi digës.
Ne liqen ndodhen të fundosura nje kishë e vjetër dhe var.rezat e fshatit Novo Selle.
Liqeni ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë.
Shumë afër është Hajvalia që ndodhet pothuajse në breg të liqenit.
Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin.
Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.
Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 500 metra i gjerë.
Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë.
Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km2 (42 sq mi).
Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjen dje alarmante, si pasojë e dimrit te thatë.
Liqeni i Badovcit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth.
Vizitohet shpesh nga peshkatarët dhe gjatë verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.