Paul Pogba ka marrë një vendim dr astik. Mesfushori 27-vjeçar nuk do të mbajë më veshur fanellën e kombëtares së Francës, me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018. Shkaku lidhet me presidentin Emmanuel Macron. Ky i fundit ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-l igj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare.
Kjo prek kryesisht gratë my slimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike. Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i h oxhallarëve.
Shteti francez gjithashtu do të kërkojë të shp ërndajë shoqatat jo për kryerjen e akteve të pali gjshme, por për përhapjen e ideve në k undërshtim me frymën e Republikës Franceze. Polemika të mëdha kanë shp ërthyer në vend, teksa pati k ritika edhe nga Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Turqisë.