Nënkryetari i LVV, Glauk Konjufca, tha se Vetëvendosje hoqi ta ksën ndaj Serbisë, por ndaloi hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Ai tha se ky reciprocitet bëri që të te nsionohen marrëdhëniet me Aleksandër Vuçiç dhe Richard Grenell / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!
Sipas tij, dokumenti i firmosur në Uashington kishte disa pr obleme, mes tyre ai për Ujmanin dhe për MiniShengenin.
“Kurrë nuk është pranuar që të përmenden resurset e Kosovës në negociata. Nuk është përmendur uji, nuk është përmendur miniera. Ato janë zotime përpara Serbisë. Po flitet për një resurs eks kluziv të Kosovës. Pjesën e shpronësuar matanë në Serbi e ka paguar populli kosovar”.
“MiniShengeni ose MiniNovisadi, sepse është krijuar në Novisad të Serbisë, i mundëson Serbisë realizimin e një ëndrre të kamotshme për të krijuar tregun e përbashkët me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një favor i jash tëzakonshëm për Serbinë, që të krijohet brenda kësaj hapësire ku jetojnë shqiptarët, një pozitë dominonte në treg dhe ekonomi. Kosova dhe Shqipëria do përfundojnë si koloni tregtare të Serbisë,” tha ai.