Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Shaip Kamberi kapet keq me Daçiqin në mes të parlamentit serb: Ia përmend varrezat masive të shqiptarëve (VIDEO)

Posted on October 27, 2020 by admin

Shefi i grupit të deputetëve Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiqit në krye të parlamentit serb, gjë për të cilën edhe është përplasur në seancë me ish-kryediplomatin serb.

Kamberi ka thënë se kundërshtojnë zgjedhjen e Daçiqit, meqë konsiderojnë se ai i përket një kaste politike që ka nxitur luftëra të përg jakshme në ish-Jugosllavi.

“Në emër të klubit të deputetëve Lugina e Bashkuar dhe të partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, deklarohem kundër kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit popullor, para së gjithash për shkak se ne nuk jemi konsultuar fare në këtë procedurë dhe as për formimin dhe përbërjen e Qeverisë së re për të cilën po flitet këto ditë, ndërkohë që për këtë më shumë po informohemi nga mediat sesa rrugëve zyrtare të komunikimit institucional.

Kjo është njëra prej arsyeve praktike të kundërshtimit tonë, ndërkaq arsyet politike të refuzimit tonë kanë të bëjnë me faktin se ai i ka takuar një elite politike e cila ka shkaktuar luftëra të përg jakshme në ish-Jugosllavinë, pasojat e të cilave ndihet edhe sot e veçmas ato po reflektohen ende në pozitën e palakmueshme të pakicave nacionale në republikën e Serbisë”, ka thënë Kamberi, raporton Gazeta Express.

Deputeti shqiptar tutje ka thënë se Daçiq në vazhdimësi ka shprehur urrejtje ndaj pakicave dhe se është duke bërë përpjekje për të mohuar krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

“… madje duke bërë thirrje që të mos zbulohen varrezat masive të pretenduara në Serbi dhe për këtë shkak ai nuk do ta ketë votën tonë”, ka shtuar tutje Kamberi.

Ai tutje e ka akuzuar Daçiqin se gjatë kohës sa kishte qenë ministër i Brendshëm është angazhuar për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe prishjen demografike të shqiptarëve në tri komuna e Luginës.

“Në kohën sa ishte ministër i punëve të brendshme të Serbisë kishte filluar fushata e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës, me ç’rast në komunat e Luginës së Preshevës – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në komunat e Sanxhakut drejtpërsëdrejti është ndikuar të vijë deri te zvogëlimi i numrit të popullsisë së këtyre pakicave dhe të prishjes së strukturës në përbërjen e popullsisë në dëm të shqiptarëve e myslimanëve, pra të prishjes së strukturës demografike të këtyre komunave”, ka shtuar Shaip Kamberi.

Ndër të tjera Kamberi ka cituar edhe ambasadorin e Gjermanisë në Këshill të Sigurimit i cili ka thënë se Serbia po “shkrep në këmbët e veta”, me fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Pas këtyre fjalëve të Kamberit s’ka qëndruar pa reaguar Daçiq, i cili ka thënë se Kamberi e kishte shpallur “person të padëshirueshëm” në Bujanoc në kohën sa kishte qenë ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, për akuzat rreth prishjes së demografisë së Luginës, Daçiq ka thënë se kishte marrë aksion vetëm për të fshirë, sipas tij, adresat e rrejshme të shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.

“Sa i përket asaj që tha Kamberi dhe kërkesave të tij, ai më ka shpallur mua të padëshirueshëm për të shkuar në Bujanoc, në kohën kur isha ministër i Punëve të Brendshme, ndërkohë që atëbotë ishte v rarë një polic. Kaq për këtë. Se a e kam zvogëluar unë numrin e popullatës shqiptare, derisa isha ministër i policisë, jo unë nuk e kam bërë këtë.

Ne kemi ndërmarrë aksion për të shlyer paraqitjet e rreme të vendbanimeve. Sepse ka patur raste kur në një adresë janë numëruar/paraqitur deri në 20 persona se banojnë aty”, ka thënë Daçiq.

https://www.facebook.com/PreshevaPRESS/videos/952651121810576/?vh=e

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Lajçak shpalos afatet kohore për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi
  • Vjosa Osmani në konferencën me Lajçakun e thumbon Thaçin
  • Rugova: Rënien drastike të LDK-së as pesimistët më të mëdhenj nuk e kanë…
  • Lajçak i shkon në zyre edhe Isa Mustafës
  • Bleron Baraliut i ndodhë e papritura në Kosovë!
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.