Këngëtari i njohur shqiptar e ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Këngëtari i njohur shqiptar, Burim Hoxha, është martuar me vajzën që ia rrëmbeu zemrën, shkruan lajmi.net.
Ata në fakt kishin planifikuar një dasmë të madhe mirëpo për shkak të pandemisë ndryshuan gjërat.
“Miqt e tane, Dafina dhe une kemi pasur te planifikuar martesen per kete vit, megjithate shkaku i pandemise e kemi shtyer deri tani me shpresen se po kalon. Sikurse po shihet, fatkeqsisht gjendja vetem sa po rendohet. Andaj per te mos dashur te rrezikojme shendetin e miqve dhe familjareve tane ne asnje menyre vendosem qe gezimin tone ta shpallim permes fotove te marteses. Faleminderit 🙏”, u shpreh Burimi pranë postimit në Instagram.
Në fotot e postuara çifti dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit./Lajmi.net/
3 thoughts on “Martohet këngëtari i njohur shqiptar, sjell imazhet përrallore krah nuses (FOTO)”