Pas konfirmimit të aktakuzave të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale ka pasur reagime shumë të mëdha në vend.
Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj kryetarit Albin Kurti, të cilin e akuzoi se nuk e ka dashur asnjëherë UÇK-në.
“Kur i duhet për pushtet e vota, UÇK-ja si hiqet nga goja. Kur s’i duhet, UÇK-së i thotë shko në Hagë”, tha Krasniqi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Veç një reagim e bëri Albin Kurti. Veç kur iu prek “ushtari” i tij.
Asnjë fjalë s’e tha në mbrojtje të UÇK-së.
Nënqeshja e gëzimi i tij i heshtur tregojnë për hipokrizinë e tij dhe qasjen instrumentalizuese.
Kur i duhet për pushtet e vota, UÇK-ja si hiqet nga goja. Kur s’i duhet, UÇK-së i thotë shko në Hagë.
Albin Kurti asnjëherë s’e ka dashur UÇK-në. Sepse nje subjekt historik, ku ai s’ka qenë drejtuesi suprem, s’është i denjë për mbështetjen e tij