Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, ka reaguar pasi Joe Biden është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka “thumbuar” kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e Brendshëm Agim Veliun, koordinatorin e Kosovës për dialog Skënder Hysenin dhe ambasadorin amerikan Richard Grenell, duke thënë se atyre “u është ngrirë buzëqeshja”.
Dugolli ka thënë se i mërzitur është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka uruar Bidenin për fitoren.
Reagimi i tij në Facebook:
Këtyre të mjerëve në këtë foto, me siguri që u është ngrirë kjo buzëqeshje dhe ky ekzaltim.
Të ngrysur e të mërzitur janë edhe Vuçiç & coompany; sepse nuk do ta kenë më kaubojin Grenell me dhuratat që u sillte!
Tani fitoj miku i madh i njerëzimit dhe i demokracisë.
Urime nga zemra President i USA Joe Biden!