Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Nagavci: Nga 5 nëntori gjërat do të jenë ndryshe në Kosovë e për Kosovën

Posted on November 10, 2020 by admin

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, ka thënë se Gjykata Speciale erdhi si rezultat i dështimit për krijimin e një sistemi të fuqishëm të drejtësisë në Kosovë, duke marrë përsipër vetë gjykimin e rasteve të dyshuara, por për këtë fajtorë sipas saj s’janë të gjithë, por ata që kishin pushtet ekzekutiv.Nagavci në një postim në Facebook ka shkruar se nuk ka nevojë të pastrohet UÇK-ja, pasi lufta e saj është e pastër dhe e drejtë, por krijimi i Speciales ishte rezultat i presioneve, të cilave sipas saj, iu nënshtruan vetëm ata deputetë që kishin qëllim të krijonin këtë gjykatë dhe ata që mund të shantazhoheshin.Postimi i plotë:

Nga 5 nëntori gjërat do të jenë ndryshe në Kosovë e për Kosovën. Për fat të keq asgjë s’erdhi as rastësisht e as papritur.E në këto ditë jo të lehta për vendin, kur në titujt e mediave ndërkombëtare kemi e do të kemi në vazhdimësi tituj që do përmbysin historinë, në Kosovë ka tendenca që përsëri të neutralizohen përgjegjësit, të fajsohen të gjithë:1. Fajet i kemi ne që kemi dështuar të krijojmë një sistem të fortë të drejtësisë dhe të merrnim përsipër vet gjykimin e rasteve të dyshuara.

2. E mira e kësaj gjykate është se do pastrohet UÇK-ja.

3. Krijimi i gjykatës ishte i pashmangshëm, deputetët që e votuan ishin në presion dhe s’kishin zgjidhje tjetër.Të tri këto konstatime janë të paqëndrueshme:1. Fajtor nuk jemi të gjithë, janë ata që kishin pushtet ekzekutiv dhe përgjegjësi për krijomin e institucioneve dhe keqpërdorën kompetencat për të kapur institucionet e për qëllime korruptive.2. Nuk ka nevojë të pastrohet UÇK-ja, ajo është e pastër dhe e drejtë. Ushtarët e saj kishin qëllime fisnike, çlirimtare dhe ishin të prirur nga ideale të larta. Madje UÇK ishte më shumë se vet ajo, ishte gjithë populli që e mbështeti dhe ndihmoi në të gjitha format.

3. Krijimi i dhomave të specializuara ishte vërtet rezultat i presioneve, por jo i pashmangshëm. Presioneve nuk iu nënshtruan të gjithë deputetët, e votuan vetëm ata që kishin qëllim të krijonin këtë gjykatë dhe ata që mund të shantazhoheshin.E vërteta është se individët kanë përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet të vihet në vend për secilin rast pa asnjë dallim.Por, fatkeqësisht sot kemi një gjykatë një etnike, një gjykatë që do të gjykojë në mënyrë selektive. E subjekt i kësaj gjykate në një mënyrë ose një tjetër do të jemi të gjithë, do të jetë Kosova, paradoksalisht me miratimin e saj të dhënë nëpërmjet të përfaqësuesve të zgjedhur.Liria ka emër, ashtu si dhe përgjegjësia.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Zana Avdiu: Mësuesit kosovarë po detyrojnë nxënësit t’iu blejnë dhurata
  • Sara Hoxha ndan historinë e saj për 8 Mars
  • Kështu i uron për 8 mars Gëzimja nënën dhe vjehrrën
  • Melinda nuk pajtohet assesi me realitetin, sërish me dedikim prekës për nënën e ndjerë
  • Ramush Haradinaj e nis mëngjesin e 8 marsit duke publikuar foto me nënën
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.