Përplasje e ashpër është zhvilluar sonte në një debat televiziv mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj rreth kufijve të Kosovës.
Berisha ka vazhduar me akuzat e tij se Thaçi kishte nënshkruar marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë, e reagim i ashpër erdhi nga Mushkolaj.
‘’Kosova eshte shtet ne kufijte e 2008, ju po shpifni, Hashim Thaçi nuk e shiti Kosoven. Spekulime të juaja. Nuk ju takon juve ta bëni prokurorin’’.
Berisha: Kujt i thoni ju? Ai që shet territorin e Kosovës.
Mushkolaj: As nuk e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’’.