Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

A do t’i mbyllin përsëri kufijtë, flasin nga Qeveria e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Posted on November 13, 2020 by admin

Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vdekjeve dhe 963 raste të reja me koronavirus. Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Por, a do të ndikojë rritja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish?

Rastet pozitive me koronavirus janë rritur dukshëm gjatë javëve të fundit.

Një prej arsyeve që ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e mërgimtarëve.

“Për më tepër, në rritjen e rasteve si duket ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19”, kishte deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas rritjes së shifrave të të prekurve.

Madje, menjëherë ishte vendosur si kusht posedimi i një testi PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për shtetasit e vendeve me rrezik të lartë infektimi. Por, a ka gjasa që të mbyllen sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje?

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës deklarojnë se s’ka ndonjë vendim për mbyllje të kufijve.

Por, thonë se nëse ndërmirret një masë e tillë, do të publikohet paraprakisht që të njoftohen qytetarët.

“Nuk ka ndonje vendim rreth mbylljes se kufijve. Çfarëdo mase që ndërmirret në varësi të situatës, publikohet paraprakisht me qëllim që qytetarët të njoftohen me kohë”, kanë deklaruar nga MSH’ja për Express.

Me situatë të rënduar po përballet edhe Shqipëria. Por, as në këtë shtet duket se nuk po e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, i ka thënë Gazetës Express se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e pandemisë në të gjitha vendet dhe se po marrin masa varësisht nga situata epidemiologjike.

Bazuar në këtë situatë, Prodani thotë se ende nuk është diskutuar një kufizim i tillë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ndjek me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend dhe të gjitha vendet e botës. Të gjitha masat e marra janë në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike si dhe faktorëve që e ngadalësojnë përhapjen e virusit. Për sa më sipër, parasysh ecurinë e situatës në vend nuk është diskutuar ende kufizimi i mundshëm për mbylljen e kufijve”, thuhet në përgjigjet e Prodanit për Express.

Gjendje e rënduar është edhe në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, as atje mbyllja e kufijve nuk është folur si opsion.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se deri tash në Maqedoninë e Veriut nuk është diskutuar për mbyllje.

Por, thotë se të hënën do të mblidhet komisioni dhe mbetet të shihet nëse do të përmendet apo vendoset për një opsion të tillë.

“Nuk është diskutuar për mbyllje deri tani. Të hënën kemi komision, do e shohim dhe do vendosim”, ka thënë Hasani për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosovës i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27 mijë e 851, me gjithsej 798 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në gjithë vendin janë 10 mijë e 191 raste aktive me sëmundje.

“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e IKSHP’së

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Shkurte Gashi fotografohet për herë të parë rrugëve të prishtinës bashkë me partnerin dhe djalin (FOTO)
  • Këtë video të Remzijes duke kënduar live, gjithkush do të dëshironte ta shikonte!
  • Irkenc Hyka tregon kush e shtyu të merret me muzikë!
  • Cilit po i ngjan më shumë Poem Blu, Ledrit apo Sarës?
  • Ryva Kajtazi po duket për mrekulli në fotot e fundit!
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.