Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar sërish pas provokimeve të presidentit serb, Aleksandar Vucic, të cilat po konsiderohen si kërcënim për një luftë të re
Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shpjeguar mobilizimet e shqiptarëve përgjatë shekujve ndaj luftrave të ndryshme.
Ai ka pyetur se sa do të mobilizoheshin sot, nëse sërish do të ndodhte e njëjta.
“Pjetër Bogdani në vitin 1689 kishte mobilizuar 20 mijë luftëtarë.Lidhja e Prizrenit, midis viteve 1878-1881, rreth 30 mijë.Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri në vitin 1912 jo më shumë se 12 mijë. Azem Bejta në pranverën e vitit 1919 afër 10 mijë. Shaban Polluzha në vitin 1945 8 mijë.UÇK në vitet 1998-1999 jo më shumë se 15 mijë. Po sot, me na bo vaki, a thua sa arrijmë me i mobilizu?”, ka shkruar ai.
Ndryshe, pas deklaratave të Vucic ka pasur reagime të shumta në Kosovë, ndër ta edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka kërkuar reagim nga NATO dhe BE.