Faleminderit shumë!Në këto momente të vështira për vendin, pranova dhuratë nga kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, këtë shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Pos nderit të jashtëzakonshëm, prania e Bacit na riktheu shpresën dhe dinjitetin mbi themelet e të cilave është i ndërtuar shteti ynë.
Familja Jashari është sakrifica hyjnore që na siguron se Kosovën e ka bekuar Zoti, dhe e tillë do të mbetet për gjeneratat që vijnë.