Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Ja kush i paguan ushqimet dhe telefonatat e krerëve të UÇK-së në Hagë

Posted on November 15, 2020 by admin

Pavarësisht se kushtet në objektin e paraburgimit në Hagë janë të mira, disa nga shpenzimet po i paguajnë të paraburgosurit. Aktualisht në qendrën e paraburgimit janë shtatë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa prej tyre madje kanë paguar deri në 500 euro për të telefonuar.

Nga familja e Nasim Haradinajt thonë se deri tani Haradinaj i ka harxhuar deri në 500 euro në telefonata. Sipas tyre, thirrjet në Kosovë janë shumë të shtrenjta.

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, Kryeministri kërcënon të anulojë Krishtlindjes
Dhomat e Specializuara thonë se të paraburgosurit bëjnë thirrje telefonike dalëse me shpenzimet e tyre.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Dhomat e Specializuara për të pyetur rreth shpenzimeve të të paraburgosurve. Në përgjigjen e tyre thuhet se ata mund të bëjnë thirrje telefonike dalëse me shpenzimet e tyre, por në rast se të paraburgosurit nuk kanë mjete financiare, shpenzimet e tyre pjesërisht apo tërësisht nga Dhomat e Specializuar, në varësi se si e cakton sekretari.

Pasi vizitat janë të ndaluara përkohësisht, shpenzimet në raste të caktuara të mbulohen nga Dhomat e Specializuara.

Pasi vizitat e të paraburgosurve janë të ndaluara përkohësisht për shkak të mbrojtjes së shëndetit nga COVID-19, sekretari ka aprovuar përjashtimisht që shpenzimet e thirrjeve telefonike do të mbulohen nga Dhomat e Specializuara. Kjo do të thotë që një të paraburgosuri i sigurohet një sasi e arsyeshme e thirrjeve telefonike mujore.

Vizitat mund të bëhen edhe me anë të videove

Në vend të vizitave personale, regjistruesi ka aprovuar vizitat në video në përputhje me udhëzimet e regjistrit për video-vizitat. Këto lidhje me video u sigurohen të paraburgosurve falas.

Nëse të paraburgosurit dëshirojnë të përgatisin vetë ushqime, atëherë shpenzimet duhet të mbulohen nga vetë të paraburgosurit.

Në përgjigjen e Dhomave të Specializuara thonë se të paraburgosurit kanë tre vaktet e ushqimit në ditë. […] Në rast se të paraburgosurit dëshirojnë të përgatisin vaktet vetë, ata mund të përdorin pajisjet e gatimit dhe mund të blejnë, me shpenzimet e tyre, përbërës të disponueshëm nga dyqani i Burgut.

Pesë të akuzuarit e parë të Speciales janë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator, ku akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Dy ditë më vonë u arrestuan edhe dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Anipse ende nuk ka aktakuzë ndaj tyre, ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të fundit që u arrestuan dhe u dërguan në Hagë janë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • A është ky bukurosh vëllai i Big Mames?
  • Mitrovicasja e bën krenare krejt Kosovën – Gradohet si shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë
  • Getoar Selimi tregon në detaje përçarjen e grupit “Babastars”
  • Vendi që bëri bashkë Kurtin, Osmanin, Dardan Molliqajn dhe djalin e Thaçit
  • Kandidati i PDK-së për deputet: Nuk ka mbetur rrugë tjetër veç se rinumërimi total
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.