Fjolla Morina është në lidhje dashurie me biznesmenin Fisnik Syla.
Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, tash e një kohë është në një lidhje dashurie me biznesmenin Fisnik Syla, shkruan lajmi.net.
Dyshja po e shijojnë në maksimum çdo moment krah njëri-tjetrit dhe po e shprehin publikisht dashurinë.
Ai së fundmi është shfaqur duke ngarë makinën e tipit “Porsche” derisa vargjet e këngës që po dëgjon ia dedikon Fjollës.
“Thjesht të du”, është kënga e Flori Mumajesit të cilën po e dëgjon Fisniku dhe e ka etiketuar Fjollën./Lajmi.net/