Elita Rudi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.Emra të njohur të ekranit janë aktiv në rrjete sociale dhe duke qenë se janë fytyra publike ndiqen nga një numër i madh i njerëzve.
Postimet që bëjnë në rrjete sociale sigurisht se marrin vëmendjen e tyre andaj edhe komentet nuk mungojnë në raste të ndryshme, madje edhe kur një emër i njohur i ekranit është në pritje të ëmbël.
Ky fakt po i pengon moderatores së njohur shqiptare, Elita Rudi, e cila tani është në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo thotë se komentet negative që pranon si ajo si edhe gratë e tjera shtatzëna dhe sipas saj nëse dikujt nuk i pëlqen se çfarë ato postojnë, jeta që ato bëjnë dhe mbi të gjitha pritja e tyre e ëmbël është e thjeshtë që mos ti ndjekin më në rrjete sociale e jo ti kritikojnë.
Këtë reagim Elita e bëri nëpërmjet publikimit të disa Instastory.
Kujtojmë se ajo dhe reperi Gjiko janë prindër të një djali dhe së shpejti do të bëhen edhe me vajzë.